Albini flet pas debutimit në LOD

13 shkurt 13:02

Albin Tahiri ka debutuar në Lojërat Olimpike Dimërore “PyeongChang 2018”.

Skitari nga Kosova ka zënë vendin e 37-të nga 65 garues në disiplinën kombinim alpin.
Kjo pozitë vlerësohet e suksesshme, bazuar në kushtet që mbretëruan, sidomos në garën e sllallomit, ku shumë garues u diskualifikuan, duke mos arritur cakun.

Gara e parë ishte ajo e lëshimit. Qëllimi i tij ishte të mos diskualifikohej në debutim. 28-vjeçari pati kohën 2:23.40 sekonda pas dy garave.

Albin Tahiri është i kënaqur me pozitën që ka zënë. “Unë jam vërtetë i lumtur me garën e lëshimit, përkundër disa gabimeve që bëra. Sllallomi ishte shumë i vështirë, shumë me akull, por ia dola të arrijë në cak dhe zënia e vendit 37 ishte rezultat që e kam pritur”, ka thënë Tahiri. Në garën e lëshimit, Albini doli i 56-ti me kohë 1:23.84 sekonda.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sonte nga ora 20:45 do të zhvillohet ndeshja në mes…