Të shtëna fatale në një bazë të ushtrisë amerikane

06 dhjetor 2019 | 22:19

Një person i armatosur vrau së paku tre vetë në një bazë të ushtrisë amerikane në Pensakola të Floridës, përpara se të qëllohej për vdekje nga autoritetet.

Zyra e sherifit lokal konfirmoi se shtatë persona të tjerë u plagosën. Marina amerikane nuk e ka bërë publik ende identitetin e viktimave.

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha se presidenti amerikan, Donald Trump, është informuar për të shtënat dhe se po e monitoron situatën. Baza në Pensakola, sipas të dhënave të publikuara në faqen e saj të internetit, punëson më shumë se 16,000 ushtarakë dhe 7,400 pjesëtarë të stafit civil.

Ky është rasti i dytë i të shtënave fatale në bazat e ushtrisë amerikane, këtë javë.

Të mërkurën, një ushtar vrau dy punonjës në Pearl Harbor të Havajit, raporton rel. Të shtënat atje ndodhën vetëm pak ditë para 78-vjetorit të një sulmi japonez në stacionin detar Pearl Habor, i cili ka lënë të vdekur më shumë se 2,300 amerikanë. Sulmi, më 7 dhjetor të vitit 1941, ka bërë që Shtetet e Bashkuara të shpallnin luftë kundër Japonisë dhe të hynin në Luftën e Dytë Botërore.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj ka bërë me…