Të shtëna me armë gjatë Fitër Bajramit në ShBA

11 prill 2024 | 08:42

Disa persona janë plagosur në Philadelphia nga të shtënat në një ngjarje ku po merrnin pjesë për Fitër Bajramin.

Të shtënat ndodhën jashtë një xhamie, ditën që shënon fundin e muajit të shenjtë mysliman.

Mediet e huaja kanë raportuar se katër persona janë arrestuar dhe disa armë janë gjetur nga policia.

CBS News  raporton se të shtënat filluan pas një mosmarrëveshjeje në tubim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KEDS-i tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës…