Të shtëna me armë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, arrestohet një person

06 gusht 2025 | 00:26

Sot rreth orës 22:40, ka pasur të shtëna me armë zjarri në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, aty ku po mbahet festivali “Akull n’Verë”.

Në lidhje me rastin ka folur zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti tha se njësitet policore kanë reaguar menjëherë dhe kanë arrestuar një person të dyshuar. Po ashtu, është sekuestruar një armë në vendin e ngjarjes.

“Sot rreth orës 22:40 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë arrestuar personin e dyshuar dhe kanë sekuestruar një armë”.

Ahmeti shtoi se nuk raportohet për persona të lënduar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruar nga Ethem Çeku Ngrihemi në protestë, sepse kur e…