Të shtëna vdekjeprurëse në një spital të Çikagos

20 nëntor 2018 | 11:14

Katër njerëz janë vrarë nga të shtënat masive në një spital në Çikago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Të vrarët përfshijnë dy punonjëse të spitalit, një oficer të policisë dhe vetë sulmuesin.

Nga dy gratë e vrara, njëra ka qenë mjeke, tjetra asistente farmaceutike, ka konfirmuar kryebashkiaku Rahm Emanuel.

Një zëdhënës i policisë ka thënë se sulmuesi ka vdekur në një shkëmbim zjarri, por nuk është e qartë nëse ai e ka vrarë veten.

Incidenti ka ndodhur në Spitalin Mercy të Çikagos.

Zyrtarët kanë theksuar se personi i armatosur duket se ka synuar një grua me të cilën ka pasur marrëdhënie.

Dhuna me armë mbetet problematike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas të dhënave që ndjek ueb-faqja Arkivi i Dhunës me Armë, pothuajse 13 000 njerëz janë vrarë nga armët deri në këtë periudhë të këtij viti. (Rel)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ivanka Trump, vajza e presidentit amerikan, Donald Trump, ka përdorur…