Të shtunën derbi në ligën e femrave, Prishtina sfidon Bashkimin

15 mars 2019 | 14:03

Xhiroja e XV-të në Ligën e Femrave në basketboll veçohet me kryendeshjen që do të zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 19:00 në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren ndërmjet Bashkimit dhe Prishtinës.

Basketbollistet prizrenase janë të vetmet që nuk kanë regjistruar humbje në kampionat, derisa bardhekaltrat kanë pësuar disfata nga Bashkimi dhe Penza.

Megjithatë në këtë edicion Prishtina ka arritur dy herë ta mposht Bashkimin, një herë në Superkupën e Kosovës dhe një herë në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës. Pikërisht për këtë arsye edhe pritet rivalitet i madh në parket nga basketbollistet e të dyja ekipeve, të cilat në radhët e veta kanë secila nga dy lojtare amerikane.

Në kuadër të kësaj xhiroje janë në program edhe tri duele të tjera, ku të shtunën në 11:30 Vushtrria e pret Trepçën , Penza është nikoqire e Vëllaznimit në 20:00 dhe të dielën Kastrioti do të përballet me Dritën në 15:00.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në pritjen e organizuar nga Ambasada e Kosovës në Tokio…