Të shtunën finalja e turnirit ‘Demush Mavraj’

18 maj 2023 | 11:25

Finalja e shumë pritur e turnirit tradicional “Demush Mavraj” në futboll të vogël do të zhvillohet të shtunën.

Ashtu sikurse i gjithë turniri edhe finalja pritet të jetë madhështore, prandaj edhe organizatorët kanë bërë thirrje që sa më shumë sportdashës të nderojnë me pjesëmarrje veprën e dëshmorit të kombit dhe arsimtarit të edukatës fizike Demush Mavraj.

Për titullin kampion në finale luftojnë ekipi i “FC Niti Sh.p.k” dhe “FC Rama Market”. Finalja fillon në orën 19:30.

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Filmi i ri aksion i Netflix, “The Mother”, me Jennifer…