Të shtunën nënshkruhet marrëveshja Kosovë-Francë për bashkëprodhimin e filmave

16 maj 2022 | 13:03

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Hajrullah Çeku, ka thënë se në mbledhjen e qeverisë është marrë vendim me për negocimin e marrëveshjes sa bashkëpunimit ndërmjet Agjencisë Shtetërore të Arkivave Shtetërore dhe Autoritetit të Arkivave të Izraelit në fushën e Arkivave.

Pas mbledhjes se qeverisë, Çeku në një konferencë për media ka bërë me dije se të shtunën do ta nënshkruajnë marrëveshjen e bashkëprodhimit të filmave me Francën.

“Këtë të shtunë do të nënshkruajmë marrëveshjen e bashkëprodhimit kinematografik me Francën. Ne do të jemi atje për të nënshkruar edhe një marrëveshje shumë të rëndësishme, që hap mundësi ë reja për filmbërësit e Kosovës. Unë besoj që është moment i rëndësishëm i fuqizimit të bashkëpunimit bilateral në mes  të shteteve”, ka thënë Çeku.

Çeku ka thënë se ministria që drejton është duke bërë thirrje për mbështetje financiare në art dhe trashëgimi kulturore për organizatat dhe artistes, me ç’rast ka bërë me dije se kanë pranuar rreth 400 aplikime, ku krejt kjo kap vlerë prej 2.3 milionë eurove. /EO/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra kampione e Milwaukee Bucks ka dorëzuar titullin pas humbjes…