Të vërtetën e di vetëm ai, Morgan zbulon nëse Ronaldo po transferohet në Arabinë Saudite

01 dhjetor 11:58

Gazetari britanik Piers Morgan komentoi raportimet se ish-sulmuesi i Manchester United, Cristiano Ronaldo është afër nënshkrimit të një kontrate me klubin Al-Nasr nga Arabia Saudite.

“Kjo nuk është e vërtetë, Cristiano nuk e bëri këtë”, ka postuar Pierce në rrjetet sociale.

Më herët u raportua se 37-vjeçari portugez është afër nënshkrimit të kontratës me klubin arab për një periudhë 2.5 vjeçare. Të ardhurat e tij në Al-Nasr, sipas raportimeve të mediave, do të ishin rreth 200 milionë euro në vit.

Ronaldo aktualisht luan për Portugalinë në Kupën e Botës 2022.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog ka…