Teatri mban zi për vdekjen e Arzanës, anulon shfaqjen

13 nëntor 2019 | 16:32

Teatri Kombëtar i Kosovës (TKK) nëpërmjet një njoftimi për medie ka bërë me dije se pas vdekjes së regjisores Arzana Kraja, në shenjë respekt ndaj familjes dhe komunitetit artistikë ka anuluar shfaqjen e paraparë për natën e sotme.

“Të pikëlluar thellë nga humbja e hershme e artistes Arzana Kraja, Teatri Kombëtar i Kosovës shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, kolegëve dhe artdashësve. Në shenjë respekti ndaj familjes Kraja dhe komunitetit artistik TKK-ja anulon shfaqjen e planifikuar për natën e sotme”, është thënë në njoftimin e TKK-së.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë me…