Tefik Tarashaj i PDK-së premton se pagën e asamblistit do ta ndajë për familjet në nevoj

21 shtator 2025 | 16:46

“Mandatin tim nuk e shoh si një përfitim personal, por si një mundësi për t’i shërbyer qytetarëve. Prandaj, çdo të ardhur që më takon si asambleist do ta ndaj me pesë familje në nevojë, në mënyrë të barabartë.”, ka bërë të ditur Tefik Tarashaj, kandidati i PDK-së për asamblenë komunale në Prizren.

Njoftimi i plotë.

Të dashur qytetarë të Prizrenit, bashkëvendas të Vlashnjes dhe të gjithë banorët e Anës së Vrrinit,

Në këto zgjedhje, unë kam vendosur të garoj me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), parti që në këtë proces zgjedhor mban numrin 191✅, me kandidatin për kryetar të komunës, z. Shaqir Totaj – kryetari aktual dhe, me besimin tuaj, edhe i ardhshmi.

Unë, Tefik Tarashaj, jam pjesë e listës së kësaj partie, dhe mbaj numrin 38✅ në fletëvotim.

Sot dua të ndaj me ju premtimin tim të parë, një zotim që është në dorën time ta realizoj pa u varur nga askush tjetër. Ky premtim është simbolik, por me domethënie të madhe – sepse lidhet me ndihmën e drejtpërdrejtë ndaj qytetarëve tanë që kanë më së shumti nevojë.

Gjatë 4 viteve të mandatit tim si asambleist në Kuvendin Komunal të Prizrenit, unë angazhohem që pagën time mujore ta ndaj për 5 familje në nevojë, në mënyrë të barabartë.

Ky nuk është vetëm një premtim elektoral, por një vendim që do të zbatohet në praktikë – një veprim konkret për t’ia kthyer komunitetit një pjesë të besimit që më jepni.

Me respekt,

Tefik Tarashaj

Partia Demokratike e Kosovës – Numri 191✅

Kandidat për Asamble Komunale – Numri 38✅

Shaqir Totaj +4

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja dhe Australia e kanë njohur Palestinën…