Tejkaloi shpejtësinë e lejuar, gjobitet me 300 euro dhe i ndalohet drejtimi i automjetit për tre muaj

17 janar 2022 | 17:23

Policia e Kosovës i ka shqiptuar gjobë prej 300 eurove dhe i ka ndaluar për tre muaj drejtimin e mjetit me veprim motorik një personi për tejkalim të shpejtësisë së lejuar gjatë vozitjes.

Sipas njoftimit të policisë, personi në fjalë ishte duke drejtuar automjetin me 163 km/h në një zonë ku kufizimi i shpejtësisë është 100 km/h.

“Në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 100 km/h identifikohet shoferi duke drejtuar mjetin me 163 km/h (gjobitet me 300 euro si dhe 3 muaj i ndalohet drejtimi i mjetit me veprim motorik)”, ka njoftuar policia.

Policia ka theksuar se do të vazhdojnë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor.

Njoftimi i plotë i policisë:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka bërë me dije se komisioni…