Teknika që marinsat amerikanë përdorin për të notuar me milje pa u lodhur (Video)

03 gusht 2018 | 22:19

Me fillimin e verës, pishinat në gjithë SHBA-në janë të hapura për notim rekreacional – por në marinë, rekrutët bëhen gati për trajnimin brutal nën ujë të njohur si Demolition/SEAL training, që do t’i shndërrojë disa prej tyre në ‘Navy SEALS’.

Në SEALS, ku rekrutët e njësisë së elitës për operacione speciale shtyhen t’i tejkalojnë kufijtë, nuk ka hapësirë për joefikasitet. Kështu që zhvilloi një teknikë më efektive për notim: teknikën e notuesit kombativ, shkruan bussinesinsider.

Teknika kombinon elementet më të mira të atyre të gjoksit dhe stilit të lirë për të krijuar një lëvizje që jo vetëm që redukton rezistencën në trupin e një notuesi, por bën që notuesi të dallohet më vështirë përderisa nën ujë.

Për dallim nga stili i lirë, kjo teknikë që kërkon notim anash kërkon që notuesi të rrijë nën ujë për shumicën e kohës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtarët e Organizatës së Kombeve të Bashkuara kanë shprehur shqetësimin…