Teknologjia e re ushtarake izraelite, forcat speciale mund të shohin edhe përmes mureve

01 korrik 2022 | 16:27

Teknologjia e re ushtarake izraelite u jep mundësinë forcave speciale të zbulojnë objekte dhe njerëz edhe pas mureve duke përdorur një algoritëm gjurmimi të bazuar në inteligjencën artificiale.

“Xaver-1000”, i prodhuar nga kompania izraelite “Camero-Tech” është prezantuar për herë të parë në ekspozitën “Eurosatury 2022” në Paris. Është pjesë e familjes së produkteve “See Through Walls” që, sipas kompanisë në fjalë, ofrojnë informacion në kohë reale për objektet dhe njerëzit e fshehur pas mureve.

“Camero-Tech” pretendon se “Xaver-1000” i ri është një “sistem esencial” për ushtrinë, policinë, njësitë e inteligjencës dhe ekipet e kërkimit-shpëtimit.

Kompania ka thënë se është një mjet i ri për operacionet taktike, sepse mund të zbulojë praninë e jetës në dhoma, numrin e njerëzve dhe distancën e tyre nga sistemi, lartësinë dhe orientimin e objektivit dhe paraqitjen e përgjithshme të hapësirës.

“Xaver-1000” mund të shfaqë objekte të gjalla, pas mureve, me rezolucion kaq të lartë sa mund të dallojë nëse një person është ulur, në këmbë apo shtrirë, edhe nëse ka qenë i palëvizur për një kohë të gjatë. Disa pjesë të trupit gjithashtu mund të zbulohen.

Përdorimi i kësaj pajisjeje, nga ana tjetër, është i thjeshtë dhe kërkon trajnim minimal, shkruan portali “Shephard Media” dhe vetëm një person nevojitet për ta përdorur ndërfaqen e thjeshtë në ekranin e integruar me prekje 10.1 inç.

Mund të depërtojë në materialet më të zakonshme të ndërtimit, ka shtuar “Camero-Tech”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nexhat Sahiti ka përfunduar garën e shenjëtarisë sportive, disiplina 10…