Nexhat Sahiti përfundoi garën e shenjëtarisë në Lojërat Mesdhetare

01 korrik 2022 | 16:21

Nexhat Sahiti ka përfunduar garën e shenjëtarisë sportive, disiplina 10 metra pistoletë ajrore në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”.

Garuesi i Kosovës mblodhi 564 pikë, të cilat e renditën në vendin e 12-të prej 19 garuesve. Me pak fat, Sahiti ka mundur të hyjë në finale, ku u kualifikuan tetë garues.

Garën nga afër e ndoqën edhe nënpresidenti i KOK-ut, Gazmend Maxhuni dhe anëtari i Bordit Ekzekutiv, Avni Nuha.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se Korporata e…