Telekomi i Kosovës: Nuk kemi pasur sulm kibernetik

28 shkurt 2021 | 16:37

Telekomi i Kosovës ka reaguar ndaj disa ekspertëve të telekomunikimeve të cilët kanë thënë se “Vala” ka pasur sulme kibernetike, ku “IP”-të i janë infektuar me “Botnet”.

Telekomi ka bërë me dije se asnjë “IP” e kësaj ndërmarrje nuk është e rrezikuar dhe nuk janë sulmuar nga askush.

“Telekomi i Kosovës është sulmuar me lajme të rrejshme dhe shumë të dëmshme për biznesin tonë. Nuk jemi sulmuar e as nuk është rrezikuar as edhe një IP e vetme. E gjitha është sajuar nga ekspertë të vetëshpallur. Fillimisht, Telekomi i Kosovës nuk e ka këtë numër të ‘IP’ adresave siç pretendohet, ndërsa që në matjet tona të brendshme nuk është vërejtur as edhe një sulm e lëre më ajo që po pretendohet”.

“Ky është një sulm direkt ndaj biznesit tonë dhe qëllimet i dinë vetëm ata që po bëjnë gjëra të tilla. Ne e kemi kontaktuar edhe personin që e ka publikuar një lajm të tillë, por i njëjti nuk është përgjigjur. Duam të ju bëjmë me dije të gjithë konsumatorëve tanë që të mos shqetësohen asnjë moment për shërbimet që marrin nga ne, ndërsa, i ftojmë të gjithë ata që krijuan lajme të rreme që t’i përmirësojnë ato, përndryshe do të ndiqen penalisht për dëmtim të imazhit dhe biznesit të Telekomit të Kosovës”, është thënë në reagimin e Telekomit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, ka folur për objektivin…