Tare: Të fokusohemi në kampionat  

28 shkurt 2021 | 16:27

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, ka folur për objektivin e klubit nga kryeqyteti italian.

Tare ka folur për mbarëvajtjen e formës së skuadrës, ku Lazio tani u mposht nga Bayerni në Ligën e Kampionëve dhe nga Bologna në Serinë A. Duke folur për “SkySport”, ai shprehi optimizëm.

“Më shumë sesa që jemi të mllefosur, jemi të vetëdijshëm që objektivi ynë primar mbetet kampionati i Serisë A. Pastaj paraqitjet në Ligën e Kampionëve. Duhet ta harrojmë këtë humbje që na ka mësuar shumë gjëra”, ka thënë Tare.

Lazio pësoi humbje nga Bologna në kuadër të xhiros së 24-t të Serisë A, tani “Biancocielestët” duhet të fitojnë sa më shumë pikë në mënyrë që të kualifikohen për Ligën e Kampionëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qytetarët e Kosovës janë ftuar që të aplikojnë në Serbi…