Televizioni publik gjerman shkruan për mbylljen e gazetave në Kosovë

10 maj 2021 | 14:56

Televizioni publik gjerman ARD, në edicionin “Weltspiegel” (Pasqyra e botës), ka shkruar për mbylljen e gazetave ditore në Kosovë. Në një shkrim të shkurtër për katër gazetat që botoheshin deri para pandemisë, një vit më parë, televizioni ARD ka shprehur shqetësim që në Kosovë nuk botohet asnjë gazetë fizike.

ARD e nis shkrimin për mbylljen e gazetave me pronarin e një kioske në qendër të Prishtinës, Shaip Murturi, i cili për këtë televizion tregon me dorë vendin në raftet që dikur rezervoheshin për gazetat ditore. Meqë sot gazetat e shtypura të Kosovës mungojnë, ai i mbushi raftet me ëmbëlsira.

Pronari i kioskës, Shaip Murturi, dikur punonte në rrjetin e shitjes për ndërmarrjen “Rilindja”, e cila në kohët më të mira kishte një qarkullim prej 200 000 kopjesh të gazetës. “Një shoqëri që nuk është në gjendje të shtypë të paktën një gazetë ditore është duke shkuar në drejtim të gabuar”, thotë ai.

Në mars të vitit 2020 Qeveria e Kosovës nxori një numër rregullash kufizimi karantine, përfshirë ndalimin e shtypjes dhe të shpërndarjes së gazetave ditore. Botuesit e gazetave ndaluan shtypjen e tyre menjëherë, me shpresë se do të ndihmoheshin nga qeveria pas heqjes së masave kufizuese. Por, edhe pse u hoqën masat e shtypjes dhe të shpërndarjes së gazetave, ndihma e qeverisë nuk iu dha mediave të shtypura.

Pas pavarësisë, në vitin 2008, në Kosovë botoheshin tetë gazeta ditore. Një vjet më parë (2020) mbetën vetëm katër: “Koha ditore”, “Epoka e re”, “Bota sot” dhe “Zëri”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Weltspiegel (@weltspiegel)

Nuk është e qartë nëse dhe kur do të botohen prapë gazetat e përditshme në Kosovë. Qeveria nuk po ofron ndihmë financiare për to, ndërsa botuesit e gazetave thonë se nuk mund të përballojnë më koston e lartë të shtypit.

Fotografinë: @besnik.hamiti.ard

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Robert Lewandowski është shumë të kalojë rekordin e ish legjendës…