Temperatura të larta nesër dhe pasnesër në Kosovë

24 maj 2022 | 15:35

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhshme në Kosovë do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira, të cilat vende-vende mund të sjellin reshje të izoluara shiu.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12 e 15 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-31 gradë celsius.

“Në vise të larta parashihet të kemi inverzion në fushat termike gjë që temperaturat minimale atje parashihen të jenë më të larta se në viset e ulëta dhe mesatare, ndërsa temperaturat maksimale vazhdojnë të jenë më të ulëta si zakonisht. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-7m/s”, thuhet në njoftim.

IHK-ja po ashtu njofton se indeksi UV do të jetë në vlerat e larta prandaj këshillohet që nga ora 10-17 të mos jemi në kontakt direkt me rrezet e diellit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tashmë prezantueset femra në televizionet afgane duhet të mbulojnë fytyrën…