Temperaturat në Kosovë arrijnë deri në 20 gradë gjatë dy ditëve të ardhshme

28 prill 2022 | 17:43

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar të enjten se mot i ngjashëm do të vazhdojë edhe gjatë së premtes dhe së shtunës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë celsius, derisa ato maksimalet 15-20 gradë, thuhet sipas IHMK-së.

Të shtunën parashihet të ketë luhatje në parametrat meteorologjik, duke krijuar mundësi për riga shiu.

“Do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-6m/s”, ka njoftuar IHMK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me propozimin e miratuar, krijohet mundësia që qeveria të mund…