Tempulli tajlandez mbeti pa murgj, ata dështuan në testet e drogës

02 dhjetor 2022 | 08:26

Një tempull tajlandez ka mbetur pas asnjë murg pasi të gjithë dështuan në testet e drogës dhe u përjashtuan.

Katër murgj, përfshirë abatin, u detyruan të largoheshin nga murgjia pasi në testet e tyre të urinës dolën prova të substancave narkotike

Vendi i vogël fetar në provincën Phetchabun u bastis nga policia dhe zyrtarët shëndetësorë të hënën.

Largimi i  murgjeve ka shkaktuar habi në komunitetin lokal, që mbështeten tek ata për funksionet fetare.

Ka pasur gjithashtu shqetësime se çfarë do të ndodhë me disa qen dhe mace që gjithashtu jetojnë në tempull.

Zyrtarët e distriktit kanë kontaktuar shefin e manastirit të rrethit Bung Sam Phan, i cili premtoi të caktonte disa murgj në tempull.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gruaja shtatzënë që u vra të mërkurën në mbrëmje para…