Sot i jepet lamtumira gruas shtatzënë që dyshohet se u vra nga ish-bashkëshorti

02 dhjetor 2022 | 08:24

Gruaja shtatzënë që u vra të mërkurën në mbrëmje para objektit të Klinikës së Gjinekologjisë në Prishtinë do të varroset sot.

Familjarë të shtatzënës së vrarë kanë bërë me dije se varrimi i saj do të bëhet sot në orën 13:00.

Mbrëmjen e së mërkurës është vrarë gruaja shtatzënë në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë në Prishtinë. I dyshuari i vrasjes është ish-bashkëshorti i saj S.H.

Gjykata Themelore e Ferizajt ka njoftuar se ka pasur urdhër-mbrojtje ndaj 35-vjeçares, ndërkaq Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e të dyshuarit Sokol Haliti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Testimi është kulturë”, kjo është motoja gjatë ditës së enjte…