Hapet qendra për testim falas për HIV/AIDS në sheshin “Zahir Pajaziti”

02 dhjetor 2022 | 08:22

“Testimi është kulturë”, kjo është motoja gjatë ditës së enjte në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet.

Kjo meqë në kuadër të Ditës botërore të luftës kundër sëmundjes së HIV/AIDS, Drejtoria e Shëndetësisë hapi Qendrën Mobile për testim.

Ndonësë në fushata të tilla vite më parë nuk kishte interesim të madh, këtë vit shihet të jetë më ndryshe.

“Shpreha dëshirën dhe e pash, erdha të kontrollohem vet, rezultati mka dal mjaftë mirë, normale është për të gjithë”, thotë qytetari Sahit Istrefi.

Shaip Berisha, testimin nuk e cilëson si veprim të turpshëm, derisa thotë se është kurioz për rezultatin.

“Çfarë marre veq a ka me u testu edhe aq, e kqyra bash deshta me hy me u testu”, tha Berisha.

Mendim të njejtë ndan dhe një qytetar tjetër.

“Sipas mendimit tim nuk është marre sepse nëse diku egziston dikush duhet të shërohet që të merren masa preventive dhe të shërohen”, u shpreh Ramë Hajdari.

Ervin Hysenaj, infermier në këtë fushatë thotë se testimi vazhdon të kryhet në formë vullnetare.

“Java e testimit është zakonisht një javë mjaftë të interesum për shkak të vetëdismit dhe informimit që bëhet në bazë mediale dhe në bazë të formave tjera. Testimi kryhet në formë vullnetare”, theksoi Hysenaj.

Sipas drejtorit të Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Izet Sadiku qëllimi është të promovohet si aktivitet, dhe qytetarët të njoftohen më shumë rreth kësaj sëmundje.

“Motoja këtë vit është barazi me qëllim të krijojmë sa më shumë barazi për qasjen në këto shërbime. Ne jemi të vetëdijshëm që qendra që është hapur sot në Prishtinë nuk do të jetë qendër që do të ketë shumë të interesuar, por qëllimi është të promovohet si aktivitet. Testi bëhet komplet në kushte të anonimitetit dhe konfidenciale”, bëri të ditur Sadiku.

Fushata është realizuar nga organizatat Csgd dhe Labyrinth me përkrahje të Komunës, e cila do të jetë e hapur deri më datën 7 dhjetor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tasim Badallaj është një ish-patriot e i burgosur politik nga…