Dikur ish-i burgosur politik, sot kërkon lëmoshë në Prizren

02 dhjetor 08:21

Tasim Badallaj është një ish-patriot e i burgosur politik nga regjimi serb.

Tash ai çdo ditë viziton kafenetë e Prizrenit dhe nga urtësia e tij qytetarët edhe i japin lëmoshë herë pas here.

Si ish i burgosur politik më 1988 pati ikur nga burgu i Prizrenit duke kërcyer nga çatia për t`iu bashkuar protestave në Prishtinë.

57-vjeçari atëkohë ishte student i dalluar në Fakultetet Filozofik e Filologjik. Literaturë e dorëshkrime, ka edhe në dhomën ku jeton nën përkujdesjen e vëllait në Zhur.

Sjellje agresive nuk ka kurrë, ani se si ish-i burgosur ishte maltretuar nga aso kohe nga pushteti.

Me penën e futur tinëz në burg, arriti t`i dërgojë edhe një telegram Sllobodan Millosheviqit.

Tasim Badallaj, merr 100 euro pension, por bashkëfshatarët kërkojnë që si ish-patriot i kohës të ketë trajtim më dinjitoz nga shtetit të cilit ia fali rininë./Klankosova

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe Franca po përballet me mungesën e personelit të kujdesit…