Vjosa Osmani kujton Dr. Adem Ademin: Njerëzit që jetojnë për të tjerët nuk harrohen kurrë
29 nëntor 2026
| 12:19
Ish-presidentja e Kosovës dhe deputetja, Vjosa Osmani, ka kujtuar Dr. Adem Ademin, të cilit më 28 Nëntor iu dha lamtumira e fundit në Mitrovicë.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, Osmani ka vlerësuar kontributin e tij si mjek, atdhetar dhe humanist, duke theksuar se ai kishte shërbyer me përkushtim për studentët e helmuar në vitet e ’90-ta dhe për luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ajo ka kujtuar gjithashtu se humbja e tij, për 27 vjet, kishte mbetur plagë e hapur për familjen, Mitrovicën dhe gjithë Kosovën.
Osmani ka theksuar se kontributi i Dr. Adem Ademit në përpjekjet për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, në rrugën e udhëhequr nga presidenti historik Ibrahim Rugova, do të mbetet pjesë e historisë dhe kujtesës kolektive.



