Ten Hag analizon humbjen ndaj Dortmund: Nuk ka justifikime, tifozët presin paraqitje të mira   

31 korrik 2023 | 16:36

Manchester United pësoi disfatë 3-2 ndaj Dortmund, në një ndeshje miqësore. Nuk mund të ishte i kënaqur me këtë rezultat trajner i “Djajve të kuq”, Ten Hag, në intervistën pas ndeshjes.

“Nuk ka justifikime për ne, na duhen performanca të mira dhe sigurisht rezultate. Nuk ka rëndësi se për çfarë luajmë, ne jemi Manchester United dhe tifozët presin paraqitje të mira nga ne. Ja thashë dhe ekipit, në përgjithësi ka qenë një turne pozitiv për ne. Por edhe mbyllja duhet të jetë e mirë. Duket sikur ndeshjet tona mbarojnë pas 60 minutash…”.

“Golat i pësuam për faj të shpërqendrimit në mbrojtje, mendoj se ekipi duhet të marrë më shumë përgjegjësi. Këta nuk jemi ne. Paraqitja ishte e dobët dhe kjo është e pafalshme! Edhe pse ishte vetëm një ndeshje miqësore”.

Onana u paraqit mirë, por gjithsesi i duhet akoma kohë. Mendoj se me aftësitë e tij për të luajtur me topin, ai do të ndikojë për mirë tek i gjithë ekipi”, ka deklaruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Senati i Universitetit të Prishtinës ka miratuar të hënën statutin…