Ten Hag: Nuk e merituam humbjen ndaj Bayernit

13 dhjetor 2023 | 10:34

Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, ka thënë se nuk e kanë merituar humbjen ndaj Bayernit, në kuadër të xhiros së fundit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Ten Hag theksoi se u munduan gjithë ndeshjen por që sipas tij, nuk ishte e mjaftueshme që të dalin me një fitore.

“Bëmë gabime. Sot performanca ishte shumë e mirë. Nuk e meritonim humbjen, por e humbëm ndeshjen”, ka thënë Ten Hag pas ndeshjes.

“Në fund, nuk ishte mjaftueshëm mirë”.

Unitedi përfundoi garimin në Ligën e Kampionëve duke përfunduar në vendin e fundit në grup, me Bayernin, Copenhagen dhe Galatasarayin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkoviç shkarkoi ministrin e Ekonomisë Davor…