Tenderi tremilionësh për Kompleksin “Adem Jashari” përfundon sot në Gjykatën Komerciale

16 shkurt 2024 | 08:05

Tenderi tremilionësh për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” do të përfundojë në Gjykatë Komerciale.

Kështu ka bërë me dije Instituti i Shkencës dhe Teknologjisë “INSI” SH.P.K., përmes një komunikate.

INSI-ja të premten do të mbajë konferencë për medie me rastin e dorëzimit të padisë dhe kërkesës për shtyrje të ekzekutimit të Vendimit të OShP-së pranë Gjykatës Komerciale.

Siç njoftohet, në këtë konferencë do të të pasqyrohen shkeljet e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Organit Shqyrtues të Prokurimit lidhur me tenderin “Zhvillimi i master-planit për Kompleksin Memorial ‘Adem Jashari’”, në vlerë tre milionë euro.

Medieve do t’u drejtohet avokati i kompanisë, Qëndrim Arifi, ndërsa në këtë konferencë do të jetë edhe drejtori i kompanisë, Ismajl Baftijari.

Konferenca do të mbahet sot me datë 16.02.2024 në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë, duke filluar nga ora 11:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja e Kosovës në futboll tashmë është bërë me trajner…