Tenisi në Kosovë, jo më vetëm sport sezonal

30 prill 2024 | 12:20

Në Kosovë tenisi nuk do të jetë me vetëm sport sezonal. Kështu ka bërë me dije ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku në një postim në “Facebook”.

Sipas Çekut, ministria që drejton ka filluar në mbulimin e fushave të tenisit në Prizren për të vazhduar edhe në qytetet e tjera.

Ndër të tjera ai thotë se në bashkëpunim me Federatën e Tenisit të Kosovës po investohet për konsolidimin e kushteve infrastrukturore në tenis, në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare

“Tenisi më nuk do të jetë sport sezonal. Nisim me mbulimin e fushave të tenisit në Prizren, për të vazhduar edhe me qytetet tjera. Në bashkëpunim me Federatën e Tenisit të Kosovës po investojmë për konsolidimin e kushteve infrastrukturore në tenis, në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare”, ka shkruar Çeku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…