Tenisti shqiptar kualifikohet në kampionatin zviceran

05 dhjetor 2018 | 14:30

Tenisti shqiptar, Jasin Jakupi është kualifikuar në kampionatin e Zvicrës, në kategorinë U18, që nga data 11-13 janar 2019, do të mbahet në Kriens të Luzernit.

“Me ndihmën e Zotit dhe tri lojëra të fituara dhe Jasini është kualifikuar për në kampionatin zviceran ku marrin pjesë 20 lojtarë më të mirë në Kategorinë U18. Një sukses i veçantë pasi që është kategoria më e vështirë që të kualifikohesh”, thotë Ahmet Jakupi, babai i Jasinit.

Për momentin Jasini radhitet si i dhjeti ne kategorinë e U16, ku luajnë më shumë se 3500 lojtarë. “Është kampion i shumëfishtë komunal dhe këtë vit është shpallur kampion klubi për krejt Zvicrën (Schweizer Junioren Clubmeister).

Dëshira dhe qëllimi ynë është që më vonë të ketë suksese, për atë arsye edhe trajneri është duke punuar intensivisht që ta përforcoje lojën e tenisit që luhet në kategorinë aktive”, ka thënë për “Albinfo.ch”, Ahmet Jakupi, babai i tenistit Jasin Jakupi.

Jasini ka lindur më 9 maj 2002 dhe është me prejardhje nga Lugina e Preshevës dhe bashkë me familjen jeton në Bazel. Me tenis stërvitet që nga mosha 6 vjeçare, ndërsa në mënyrë intensive ka filluar nga viti 2014, kurse në 2-3 vitet e fundit preokupohet çdo javë me nga 20 orë stërvitje. /Albinfo.ch/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtarë të mafisë famëkeqe të Italisë “Ndrangheta” janë vënë në…