Tensioni në Ukrainë – Rusia fillon stërvitjet ushtarake me Bjellorusinë

10 shkurt 2022 | 09:16

Rusia dhe Bjellorusia po fillojnë 10 ditë stërvitje të përbashkëta ushtarake mes frikës së vazhdueshme për një pushtim rus të Ukrainës.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Bjellorusia është një aleat i ngushtë i Rusisë dhe ka një kufi të gjatë jugor me Ukrainën.

Shtetet e Bashkuar i kanë quajtur stërvitjet – që besohet se janë dislokimi më i madh i Rusisë në Bjellorusi që nga Lufta e Ftohtë – një lëvizje “shkallëzuese”.

Rusia ka mohuar në mënyrë të përsëritur çdo plan për të pushtuar Ukrainën, pavarësisht se ka grumbulluar më shumë se 100 mijë trupa në kufi.

Por SHBA-ja dhe vendet e tjera perëndimore kanë paralajmëruar se një sulm mund të ndodhë në çdo kohë.

Moska thotë se nuk mund të pranojë që Ukraina – një ish-republikë sovjetike me lidhje të thella sociale dhe kulturore me Rusinë – të bashkohet një ditë me aleancën e mbrojtjes perëndimore të NATO-s dhe ka kërkuar që kjo të përjashtohet. Vendi ka mbështetur një rebelim të armatosur në Ukrainën lindore që nga viti 2014.

Bisedimet diplomatike që synojnë zbutjen e tensionit priten në të gjithë Evropën të enjten.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zviceranët kanë prezantuar një targë të re që është goxha…