Tentoi t’i hante 50 vezë, vdiq në të 42-ën

04 nëntor 2019 | 17:33

Një burrë ka ndërruar jetë pasi ishte përpjekur të hante 50 vezë në një konkurs ngrënie në Indi pasi ishte rrëzuar pa vetëdije kur kishte arritur numrin 42.

Subhash Yadav, 42 vjeç, kishte shkuar në tregun e Bibiganjit në rrethin Jaunpur të Uttar Pradesh me një mik për të ngrënë vezë. Të dy miqtë kishin vendosur të bënin një garë duke ngrënë 50 vezë në një sfidë, me fituesin që do merrte 25 euro shpërblim.

Yadavi e kishte pranuar bastin dhe arriti të hajë 41 vezë, para se të rrëzohej pa vetëdije duke ngrënë të 42-ën, sipas “Gulf News”.

Ai ishte dërguar në spital para se të transferohej në Institutin e Sanjay Gandhi të Shkencave Mjekësore, ku ka ndërruar jetë vetëm disa orë më vonë.

Familja e tij nuk ka komentuar për incidentin tragjik, ka njoftuar policia në Indi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pak pas përfundimit të luftës në Kosovë, më 21 korrik…