Terapia që po aplikon Gjermania ndaj Covid-19 dhe që po shpëton jetë

03 prill 2020 | 21:13

Kur shifrat e personave te prekur nga COVID-19, i kane kaluar edhe Kines, Gjermania ka vendosur që t’i trajtojë pacientët e infektuar në një mënyrë tjetër.

Përmes një njoftimi, Shoqata e Infermierëve Shqiptarë në Gjermani, e cila i është bashkuar nismës së shtetit gjerman i bën thirrje të gjithë personave që e kanë kaluar koronavirusin të të dhurojnë plazmën e gjakut.

Ekspertët gjermanë bejne me dije se plazma e personave që kanë kaluar koronavirusin, përmban disa antitrupa që mund të ndihmojë njerëzit e sëmurë rëndë, që të kurohen.

Terapia me të cilën Gjermania do të luftojë Koronavirusin dhe të shpëtojë jetët e njerëzve, derisa të shpiket kura dhe vaksina e posaçme anti Covid-19.

Dhurimi i gjakut shpëton jetë.

Spitali Universitar Münster dhe Shkolla Mjekësore në Hannover aktualisht po u bëjnë thirrje pacientëve me covid-19 të cilët janë shëruar për të dhuruar plazmën e gjakut.

Kjo plazmë përmban antitrupa dhe mund të ndihmojë njerëzit e sëmurë rëndë e që kanë zhvilluar mbrojtje të dobët, të kurohen. Ky imunizim i ashtuquajtur pasiv ka qenë përdorur me sukses për poliomielit, fruthin dhe Ebolan.

Më poshtë u behet thirrje atyre që e kanë kaluar dhe që janë shëruar nga Covid-19 dhe që vullnetarisht dëshirojnë të dhurojnë plazmën nga gjaku i tyre për të kuruar të tjerë të prekur.

Mund të kontaktojnë [email protected] ose [email protected].

Qendra Federale për Edukim Shëndetësor së shpejti do të publikojë një listë të klinikave të tjera me të cilët vullnetarët mund të kontaktojnë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbledhja e shtabit të emergjencës, ku është diskutuar në lidhje…