TËRHEQJA E 30% TË KURSIMEVE PENSIONALE

15 mars 2022 | 13:20

Mentor Mani

Çdo qytetar, që ka dy kokrra mend, e di që nuk është praktikë e mirë tërheqja e kursimeve pensionale, andaj mos shisni mend ju, deputetë, që po flisni sikur çdo qytetar e ka pagën tuaj, meditjet ose shpenzimet për karburantin e veturës sikurse ju. Nëse do voto KUNDËR, por mos mbaj leksione, thue se ka mbetur e gjithë dija te ju, e populli janë dele, që nuk e kuptojnë çfarë është e dëmshme e çfarë jo për ta.

Tërheqja e një pjese nga kursimet pensionale është e nevojshme për qytetarët në këto rrethana me një gjendje ekonomike të vështirësuar për shkak të rritjes së çmimeve në çdo sektor. Ai që e ka xhepin plot, nuk do t’i tërheq mjetet nga trusti edhe sikur t’i lejohet, por do t’i tërheqin të gjithë ata që kanë nevojë, sepse nuk i bie ndërmend askujt për komoditetin pas moshës 65 vjeçare, nëse gjendja e tij dhe familjes së tij është e rënduar sot.

Ju, deputetë të nderuar, më tepër do të duhej të brengoseni për ata që nuk kanë fare mjete në trust, e që gjendja e tyre është akoma më e rënduar, sesa të tentoni ta ndalni tërheqjen e mjeteve për ata që kanë sado pak para në trust.

E fundit krejt, ju po trumbetoni që rritja ekonomike është më e madhja në krahasim me qeverisjet tjera, atëherë rritni pagat sipas rritjes ekonomike, miratojeni Ligjin e pagave, aplikoni pagesa shtesë për punëtorët e sektorit publik, aplikoni pagesa shtesë për rastet sociale për shkak të kësaj situate të rënduar ekonomike në vend, e mos ua mbyllni qytetarëve të gjitha dyert në kohë krizash ekonomike si kjo.

Mos u tallni me popull, sepse nuk jemi dele!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ajaxi është nikoqir i Benifcas për duelin e dytë që…