Tërheqja e Amerikës nga Afganistani është vetëm çështje e Uashingtonit, e askujt tjetër!

18 gusht 2021 | 11:54

Shkruan: Mehdi Hyseni

Prandaj, të gjithë ata liderë politikë dhe “kalemxhinj” shkarravitës të masmediave të ndryshme serbe dhe proserbe, që tërheqjen e Amerikës nga Afganistani, “një ditë e parashikojnë” edhe në rastin e Kosovës, janë naivë dhe të verbër, sepse ky krahasim negativ, është produkt i politikës propagandistike kolonialiste të Serbisë së Aleksandër Vuçiqit, i cili me bashkëmendimtarët dhe me bashkëliderët e tij, po ëndërron që Kosovën me luftë, ta rikthejë në rezervatin kolonial shekullor të Beogradit. Mirëpo, kjo nuk do të ndodhë kurrë, pavarësisht nga shpresat, nga iluzionet e shkreta dhe jorealiste të ambicieve dhe të pretendimeve kolonialiste të Serbisë së Madhe ndaj Kosovës së pavarur.

***Ata skribomanë shqipfolës, që me mediat e tyre po mbjellin strategjinë e frikësimit në popull se gjoja “Serbia për 3-4 orë e pushton Kosovën, në rast se e braktis Amerika”, menjëherë duhet të procedohen në gjyq, për shkak të përhapjes së dezinformacioneve të tilla armiqësore proserbe, të cilat, ndër tjera, mund të ndikojnë, edhe në rritjen e numrit të shpërnguljes së qytetarëve nga Kosova.https://www.kosova-sot.info/public/kosova-sot/php/gjirafa.html

Mirëpo, pavarësisht nga përhapja e një propagande të tillë të rrezikshme dhe armiqësore antiamerikane dhe antishqiptare, institucionet dhe organet shtetërore përkatëse të Kosovës (Ministria e Punëve të Jashtme dhe Prokuroria) nuk duhet të zihen në gjumë, por urgjentisht nevojitet që, propaganduesit e tillë proserbë të kapen dhe të dënohen nga gjykatat përkatëse, si dhe t’i gjobisin “firmat” e tyre private të dezinfomimit të qytetarëve.

Së këndejmi shqiptarët në Kosovë nuk duhet të frikësohen dhe të bien pre e dezinformacioneve propagandistike të masmediave të Beogradit, të Prishtinës, të Tiranës, të Athinës e as të Shkupit (të cilat me pompë kanë filluar të përçojnë mesazhin serbo-ruso-kinez etj.) se “Amerika një ditë, do ta braktisë Kosovën, ashtu siç bëri me Afganistanin”!

Ky është një mashtrim sui generis dhe një idiotizëm politiko-propagandistik serbomadh dhe i marionetave të tij shqipfolëse për t’i frikësuar shqiptarët në Kosovë, se gjoja “Amerika përkohësisht është e pranishme në Kosovë”!?

Mirëpo, mos u frikësoni nga matrapazët dezinfomues proserbë (sepse ata paguhen që ta ndihmojnë Serbinë për t’u kthyer në Kosovë), por binduni se Amerika nuk do ta braktisë Kosovën, sepse është pjesë e historisë, e pavarësisë, e politikës, e diplomacisë, e luftës, e investimit dhe e demokracisë së saj.

Prandaj, të gjithë ata armiq të Amerikës dhe të Kosovës (qofshin serbë apo joserbë), që po dezinformojnë dhe kanë filluar të bëjnë panik te shqiptarët në Kosovë se kinse “pas tërheqjes nga Afganistani, Amerika do të tërhiqet edhe nga Kosova”, do të zhgënjehen keq, se Amerika nuk do të largohet nga Kosova as sot e as nesër, mbase e ka shpëtuar nga gjenocidi, e ka çliruar dhe e ka pavarësuar nga sundimi kolonial shekullor i Serbisë kolonialiste pushtuese (1912-1999).

Prandaj, Kosova nuk është vetëm e shqiptarëve, por edhe e heronjve të gjallë-burrështetasve të Amerikës së Bill Clinton-it, të George W, Bush-it dhe të Joseph Biden-it. Ndaj, së bashku me gjithë popullin e Kosovës dhe me aleatët e saj të NATO-s, Amerika e ka të drejtën e plotë që me të gjitha mjetet juridike, ligjore dhe ushtarake ta mbrojë Republikën e Kosovës nga çdo agresion eventual qoftë nga Serbia, qoftë nga ndonjë shtet tjetër invadues.

Pse çetnikët ultranacionalistë serbë në Beograd, ndër të parët u gëzuan për tërheqjen e Amerikës nga Afganistani, kjo në asnjë mënyrë nuk do të thotë se, “një ditë kështu do të ndodhë edhe me Kosovën”!

Kjo është gënjeshtra më “taze” që po i bëhet opinionit të gjerë publik shqiptar, me qëllim që shqiptarët të intensifikojnë shpërnguljen e tyre nga Kosova. Si dhe të mbjellin frikë dhe panik në popull, se gjoja një ditë “do të ngelet i vetmuar pa Amerikën”. Kjo rrenë kurrë nuk do të bëhet realitet, mbase Amerika me bazat e saj gjeopolitike dhe gjeostrategjike në Kosovë, në Shqipëri, në Mal të Zi, në Maqedoninë Veriore dhe në Greqi, kurrë më nuk do të largohet nga Ballkani si zonë e sferës së interesit të saj dhe të aleatëve evropianoperëndimorë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Antidroga e Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës ka…