Tërheqja e mjeteve Trusti, javën e ardhshme Kuvendi shqyrton ligjin

23 maj 2022 | 13:39

Abelard Tahiri, kryetar i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) është shprehur se në javën e ardhshme do të shqyrtohet Ligji për Trustin.

Ai ka thënë se ka pasur vonesa nga Komisioni për Ekonomi, Financa dhe Transfere në trajtimin e kësaj çështje.

“Ju e dini që grupi parlamentar i PDK-së kemi marrë një iniciativë për ta risjellë Ligjin e Trustit në Kuvendin e Kosovës për t’iu mundësuar qytetarëve tërheqjen e një pjese të këtyre kursimeve për shkak të krizës ekonomike në të cilën po jetojmë. Ka pasur vonesa në trajtim nga Komisioni i për Ekonomi, Financa dhe Transfere dhe ende nuk është trajtuar”, ka thënë Tahiri.

Më tutje, ai është shprehur se i kanë dhënë kohë komisionit edhe javën e ardhshme që ta bëjë një gjë të tillë.

“Ashtu siç jemi informuar sot, ky komision do të trajtojë këtë temë ditën e nesërme këtë, dhe ne si grup kemi vendosur t’i japim kohë gjatë kësaj jave dhe gjatë javës tjetër, që të shqyrtohet tërheqja e një përqindje të kursimeve të Trustit për qytetarët e Kosovës”, është shprehur Tahiri.

Ndërkohë, tërheqja nga Trusti është kërkesë e shumë qytetarëve të Kosovës, por është duke u kundërshtuar nga Qeveria e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një gjykatë në Kiev ka dënuar 21-vjeçarin rus, Vadim Shishimarin,…