Terim, për herë të katërt trajner i Galatasarayt

22 dhjetor 19:03

Fatih Terim rikthehet në stolin e Galatasarayt. Lajmin e konfirmon klubi turk në faqen zyrtare.

Kjo është hera e katërt që 64-vjeçari merr drejtimin e skuadrës, pasi më parë e ka drejtuar edhe në sezonet e 1996-2000, 2002-2004 e 2011-2013.

Terim zëvendëson në këtë post Igor Tudor, i cili u shkarkua pas tri humbjeve në katër ndeshjet e fundit të ekipit. Për momentin Galatasaray renditet në vendin e 3 me 32 pikë të grumbulluara.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Granit Arifaj është “trimëruar” pas emërimit të Ismet Munishit në…