Tërmet i fuqishëm godet ishullin iranian

16 shkurt 2020 | 18:28

Një tërmet me magnitudë 5,8 shkallësh ka goditur në afërsi të ishullit iranian Qeshm në Gjirin Persik, kanë njoftuar mediat iraniane.

“Deri më tani nuk ka raportime për viktima”, tha për agjencinë Irna, guvernatori i ishullit Qeshm, Alirezza Nasri.

“Ka çarje të mureve të ndërtesave”, shtoi ai.

Agjencia gjeologjike e Shteteve të Bashkuara, ka regjistruar lëkundjet në këtë ishull në 5,5 shkallë të Rihterit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Strukturat e LDK-së në Besianë kanë nominuar me unanimitet të…