Tërmet në Pejë

06 mars 2018 | 12:30

Shërbimi Gjeologjik i Kosovës ka njoftuar se sot në ora 11:00, sipas kohës lokale, vendi ynë është goditur nga një tërmet me magnitudë 2.6, sipas shkallës Rihter.

Epiqendra e këtij tërmeti ishte 8 km në verilindje të Pejës, ndërsa thellësia hipoqendrore ishte 8 km.
Për shkak të thellësisë së përfillshme të vatrës, tërmeti është ndier dukshëm nga banorët e rajonit të Pejës.

Deri më tani Rrjeti Sizmik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës nuk posedon të dhëna lidhur me dëmtimet eventuale në zonën epiqendrore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti Kosovës, Hashim Thaçi, në mbështetje të kompetencave të tij…