Tërmeti 5.4 ballë godet Iranin

16 mars 2020 | 10:39

Një tërmet me magnitudë 5.4 ballë goditi qarkun Ruydar të provincës Hormozgan në Iran, transmeton “Anadolu”. Sipas Qendrës Sizmologjike të Iranit (IRSC), tërmeti, i cili ndodhi në orën 01:34 sipas kohës lokale, ishte në thellësi prej 16 kilometrash. Deri më tani nuk ka raportime për dëme apo viktima. Irani është një nga shtetet me aktivitet më të lartë sizmik në botë, ku tërmetet ndodhin shpesh dhe janë shkatërruese. Ndërkaq, rastet e të infektuarve me koronavirus në këtë vend po shtohen çdo ditë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”, Valentina Gara, ka thënë…