Tërmeti 7 ballë po shembte xhaminë, por imami nuk e ndërpreu namazin (Video)

06 gusht 2018 | 20:26

Të paktën 91 persona janë konfirmuar të vdekur deri tani në Indonezi, si pasojë e tërmetit 7 ballë të rënë një ditë më parë.

E një video nga qyteti Lombok në Indonezi po bën xhiron nëpër botë, e ku shihet një imam i xhamisë, i cili nuk e ndërpret namazin ndonëse tërmeti ishte mjaft i fuqishëm për disa sekonda, transmeton “Magazina.al”.

Në video shihet se si imami dhe disa njerëz të tjerë nuk lëvizin nga vendi derisa po falnin namazin, ndonëse nga tërmeti me zor po rrinin në këmbë.

 

Shihni videon në likun  vijuese:

https://video.gjirafa.com/magazina?video=termeti-ne-indonezi-imami-nuk-e-nderpret-namazin

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria siriane ka krijuar një Komitet koordinues për të riatdhesuar…