Tërmeti i fuqishëm 5 ballë godet Greqinë

09 tetor 2022 | 11:38

Një tërmet i fortë prej 5 ballësh që goditi Greqinë rreth orës 01:00 të mesnatës së së dielës, ka tronditur Fokidën edhe Atikën.

Sipas Institutit Gjeodinamik grek, tërmeti me magnitudë 5 ballë ishte me qendër 26.1 km në juglindje të Amfissa-s kishte një thellësi fokale prej 10 km.

Tërmetit kryesor i ka paraprirë një pasgoditje me magnitudë më të vogël, ndërsa pas lëkundjes kryesore me magnitudë 5 janë regjistruar gjithsej 11 pasgoditje.

Në zonat që tërmeti u ndje më shumë banorët shprehen të tronditur pasi dridhja ka qenë e fortë dhe ka pasur edhe një zhurmë të fortë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koreja Veriore ka lansuar dy raketa balistike më 9 tetor,…