Tërmeti me magnitudë 6.8 godet Filipinet

09 janar 2024 | 08:45

Një tërmet me fuqi shkatërruese prej 6.8 magnitudë ka goditur dje Oqeanin Paqësor në afërsi të brigjeve të Filipineve.

Sipas EMSC, tërmeti ka ndodhur në një thellësi rreth 100 kilometra në juglindje të rajonit Sarangani.

Madje nga fuqia e madhe e tërmetit autoritetet kanë paralajmëruar për ndonjë cunami të mundshëm.

Megjithatë deri më tani nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale nga ky tërmet.

Disa ditë më parë Japonia është goditur nga një tërmet tejet i fuqishëm, që shkaktoi dhjetëra viktima si dhe dëme të mëdha materiale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të gjithë suedezët duhet të veprojnë tani për të rritur…