Tërmeti në Kroaci, raportohet për një vajzë të vdekur

29 dhjetor 2020 | 15:33

Një vajzë është raportuar se ka vdekur në tërmetin e fuqishëm që goditi sot Kroacinë.

Nga vetura nën rrënoja ku vajza mbeti e vdekur u nxorën edhe një burrë dhe një djalë të gjallë dhe u dërguan në spital.

Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane ka njoftuar se një tërmet me madhësi 6.3 ballësh goditi 46 kilometra në juglindje të Zagrebit. Raportet fillestare thanë se tërmeti shkaktoi dëme të mëdha, shembi çatitë dhe fasadat e ndërtesave dhe madje edhe disa ndërtesa të tëra i rrëzoi.

E njëjta zonë është goditur nga një tërmet 5.2 të hënën dhe disa tërmete më të vogla u ndjenë të martën.

Transmetuesi shtetëror kroat “HRT” ka njoftuar se një vajzë ka vdekur në tërmetin në Petrinja, një qytet në juglindje të kryeqytetit që u godit më shumë nga tërmeti. Media të tjera kroate gjithashtu kanë raportuar vdekjen, duke cituar kryetarin e bashkisë së qytetit.

Mosha e vajzës ose detaje të tjera nuk janë bërë publike ende.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Seanca për votimin në lexim të dytë të projektligjit për…