Tërmeti në Turqi, Konjufca: Zemrat tona të thyera janë me familjet e viktimave

06 shkurt 2023 | 11:33

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka reaguar pas tërmetit në Turqi.

“I pikëlluar thellë për përmasat tragjike të tërmetit, që goditi sot Turqinë në orët e hershme të mëngjesit. Nga njoftimet e deritashme bëhet e ditur se qindra njerëz kanë humbur jetën dhe janë shkaktuar dëme materiale të pallogaritshme”, ka shkruar Konjufca në “Facebook”.

Ai ka theksuar se në këto çaste të vështira e tronditëse “zemrat tona të thyera janë me familjet e viktimave të tërmetit dhe lutemi për shërimin e të lënduarve”.

“Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim i shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe solidaritetin popullit turk, Presidentit të Republikës së Turqisë, z. Recep Tayyip Erdoğan, Asamblesë së Madhe Kombëtare dhe Presidentit të saj, z. Mustafa Şentop”, ka shkruar Konjufca.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Manchester United pritet t’i largojë gjashtë futbollistë në…