Tërmeti pezullon uljen e helikopterit italian në pistën e spitalit të Traumës

27 nëntor 2019 | 17:21

Një avion i nisur nga Italia për të marrë dy të plagosur nga Spitali i Traumës në Tiranë nuk ka mundur të ulet në pistën e këtij spitali, për shkak të informacionit se tërmeti ka dridhur tokën.

Ai është kthyer në Rinas dhe aty ka qëndruar në pritje të ambulancës me dy të plagosurit Marlind Shkodrani dhe Xhesika Biqiku, dy prej të plagosurve në gjendje më të rëndë.

Ata kanë marrë dëmtime në kokë dhe konsiderohen me rrezik për jetën, ndaj është vendosur dërgimi i tyre në Itali, gjë që e deklaroi edhe ministrja Manastirliu gjatë vizitës paraditen e sotme.

Aktualisht në spitalin e traumës ndodhen 62 pacientë me dëmtime, nga të cilët 8 në rrezik serioz.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Para rreth 1 ore, në Thumanë pati sërish lëkundje të…