Tërmeti trondit Thesprotinë e Greqisë, lëkundjet u ndjenë edhe në Sarandë

06 janar 2024 | 09:03

Një tërmet me magnitudë 4.3 ballë të shkallës Rihter tronditi Thesprotinë të premten në mbrëmje, 23:52, sipas orës lokale greke.

Epiqendra e tërmetit ishte 5 kilometra në veri të Leptokarias dhe thellësia fokale u vlerësua në 42 kilometra, sipas Institutit Gjeodinamik.

Lëkundjet janë ndjerë në Paramythia, Igumenicë, Filiates dhe Janinë, por edhe në Sarandë, sipas mediave greke.

Deri më tani nuk raportohet për dëme apo të lënduar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministrja e Sportit, Daulina Osmani, ka bërë me dije se…