Tërmkolli, presidentes Osmani: Po i bie që mërgimtarët janë veç për para dhe vota
02 shtator 2021
| 16:18
Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Melihate Tërmolli, ka kritikuar presidenten Vjosa Osmani në lidhje me një deklaratë për mediet zvicerane për çështjen e vaksinimit të shqiptarëve që jetojnë atje.
Tërmolli ka thënë se sipas asaj që ka thënë Osmani, i bie që mërgimtarët janë të dobishëm vetëm për para dhe vota.
“Shqiptarët që jetojnë në Zvicër, për virus e vaksina qenkan obligim i Zvicrës! Kështu paska thanë hiq më pak se Presidentja e Kosovës! Ndërsa po i bie që janë tanët veç për para dhe për vota! A doni hala?!”, ka shkruar Osmani në llogarinë e vet në “Facebook”.
Osmani fajëson Zvicrën pse nuk u vaksinuan shqiptarët, thotë se kur erdhën ata, u rritën infektimet



