“Termokos” pritet që nga sot të fillojë furnizimin me ngrohje për kryeqytetin

14 tetor 2018 | 23:22

Kjo pasi që, 15 tetori është edhe data zyrtare kur “Termokos”  ligjërisht është i obliguar të fillojë me ngrohje.

Kështu pati deklaruar për Indeksonline ditë më parë zëdhënësja e kësaj ndërmarrje, Afërdita Uka duke shtuar se kanë punuar intensivisht për përgatitjet e këtij sezoni të ri të ngrohjes.

“Ligjërisht “Termokos” është i obliguar që të fillojë furnizimin me ngrohje nga 15 tetori, nëse kushtet klimatike janë të favorshme për furnizim me ngrohje”, ka deklaruar Uka.

Ndërsa, gjatë këtij prononcimi ajo ka cekur edhe borxhet e mëdha të konsumtatorëve që nga paslufta, duke theksuar se ky borxh kap shifrën totale prej 17 milionë eurove.

“Që nga paslufta e deri më tani borxhi total, që mbi 13 mijë konsumatorë i kanë ndaj “Termokos”-it kap shifrën e 17 milionë eurove. Ndaj konsumatorëve borxhlinj do të ndërmerren të gjitha masat ligjore në fuqi për t’i detyruar ata që të shlyejnë borxhet, që kanë ndaj kompanisë sonë, duke përfshirë ngritjen e padive në gjykata si dhe bashkëpunimin me përmbaruesit për të inkasuar borxhet”, ka shtuar ajo.

Ndërsa, sa i përket zgjerimit të rrjetit të ngrohjes, sipas saj, janë në pritje të Komisionit Evropian që të shpallë operatorin i cili do të fitojë tenderin për kryerjen e punimeve për zgjerimin në rrjetet e ngrohjes, të cilat pritet të fillojnë në pranverë të vitit të ardhshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Demi Rose njihet si femra ‘bombastike’ e rrjeteve sociale. Demi…