Tërpeza e Ulët bëhet edhe me një rrugë të re

13 shkurt 2023 | 15:34

Sot filluan punimet e rrugës në fshatin Tërpezë e Ulët, kjo rrugë  është e gjatë 1200 metra dhe e financuar nga buxheti vetanak i Komunës së Malishevës.

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati së bashku me drejtorin e urbanizmit, Avdi Morina kanë parë nga afër fillimin e punimeve  të rrugës në fshatin Tërpezë e ulët.

Kryetari Kastrati, ka urua banorët e këtij fshati dhe është zotuar për ”projekte të radhës që do të investojnë në infrastrukturën rrugore dhe në fushat tjera të cilat drejtpërdrejt do të ndikojnë dhe  përmirësojnë jetën e qytetarëve të komunës sonë”, përfundoi Kastrati.

Ndërkaq banorët e kanë falënderuar Kryetarin Kastrati për punën dhe angazhimin maksimal të tij dhe qeverisjes që ai e drejton, për shërbimet dhe projekte të cilat po u kthehen qytetarëve me investime komunale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti është ankuar se deputeti i LDK-së Arben…